Analisti Denis Dyrnjaja, vlerëson kallëzimin e bërë në SPAK nga gazetari Ferdinand Dervishi për përgjegjësit e ndërhyrjes në sistemin TIMS, në datat 2 dhe 3 gusht 2023, i cili nis me emrin e ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, pasardhësit Taulant Balla, një numri drejtuesish të lartë të policisë dhe përfundon me emrat e ekzekutorëve në terren të vjedhjes së data bazës së TIMS.
Nga studio e “MCN Live”, Dyrnjaja tha se një pjese njerëzve që duan të angazhohen politikisht duan të ndryshojnë dhe mendësinë se si veprohet politikisht, duke thënë se denoncimi i dy ministrave nuk është pak.
Sipas tij, mëse ke kontrollin e hyrje-daljeve, ti mund të shantazhosh njerëzit.
Të kallëzosh dy ministrat e Brendshëm, nuk është pak, ideja që nisma të tilla nuk mbeten vetëm denoncime publike duhen përshëndetur, se ne thjesht mjaftohemi me përmendjen e faktit.
Ne duhet t’i dorëzojmë këto fakte dhe në prokurori. Unë personalisht jam mjaftuar me denoncimin publik dhe nuk jam drejtuar në prokurori.
Në këtë moment që ka ndodhur më shumë ka një efekt politik elektoral, se nuk besoj se SPAK nesër do marrë dy ministra në pyetje.
Se ka shumë çështje të rëndësishme që nuk po ecin ndërkohë. U përfol asokohe në media edhe kreu i përmbaruesve privatë.
Mund të ketë edhe të dhëna të tjera që lidhen te linjat e shantazhit. Mjafton të provohet fakti, pastaj arrihet te qëllimi.
Ka interesa që krijojnë presion të madh te njerëz të pushtetit, drejtësisë. Nëse ke kontrollin e hyrje-daljeve, ti mund të shantazhosh njerëzit.
Përdoren nga individë ose grupe kriminale, se krimi përdoret edhe njerëz që kanë pushtet dhe shantazhojnë një grup tjetër njerëzish që kanë gjithashtu pushtet.
I pyetur për këtë çështje, gazetari Ferdinand Dervishi tha se për 20 orë shteti shqiptar u gjunjëzua, pasi edhe pse ishte vënë në dijeni që kishte ndërhyrje në TIMS, nuk reagoi.
Sipas Dervishit, kjo është bërë për ta pastruar Xibrakën.
Duke parë që me këtë çështje po merret vetëm Prokuroria e Tiranës më lindën dyshime. Pse nuk është në SPAK siç i takon personave që akuzohen. E kisha nuhatur dhe i kisha çuar SPAK-ut një kërkesë 'keni kallëzim apo jo?' , ata më kthyen përgjigje dhe më thanë nuk ka. As Kuvendi nuk e ka bërë, as Salinaji. Ajo që është e dukshëm është që nuk ka në SPAK një kallëzim.
Bëra një shënim në Facebook që thashë do e çoj unë. Salianji e paska çuar por SPAK nuk e ka pranuar se sipas ligjit të 2022 duhet të shkonte raporti i shumicës, ndërsa Salianji është i pakicës. Ai e ka çuar raportin, por kishte pasur probleme se nuk ishte i firmosur. Denoncimi që unë bëra, shumë i hollësishëm se e kam ndjekur nga fillimi deri në fund është konkret, voluminoz, i kam përfshirë dhe ato që nxori parlamenti. Nuk kanë arsye për ta kthyer, e kanë partë dhe juristët.
Në 2 dhe 3 gusht është bërë ndërhyrje në TIMS për të nxjerrë me hard drive ato të dhëna dhe kjo gjë është konfirmuar.
Ndërhyrja ka zgjatur nga pasditja e datës 2 deri në orën 10 të datës 3. Rreth 20 orë ndërhyrje. Në momentin që ka filluar ndërhyrja janë vënë në dijeni drejtuesit e policisë, strukturat e shtetit.
Të gjitha strukturat e shtetit nuk kanë vepruar. Jemi përballë rrëzimit të shtetit. Nuk ka funksionuar kryeministria, minsitri i Brendshëm, Drejtorii Përgjithshëm, Shërbimi sekret. Nuk ka funksionuar shteti për 20 orë.
Është bërë për ta pastruar Xibrakën, por nuk kam prova, e dija që atëherë këtë histori. Kam prova që është marrë TIMS-i. Është gjunjëzuar shtetit për 20 orë.
Xibraka lidhet me TIMS-in, dhe TIMS ishte fotografuar.



