
Një shtetas shqiptar është arrestuar në Savona të Italisë, pasi iu kap në shtëpi një sasi kokaine. Në shtëpinë e tij u sekuestruan mbi 200 gramë kokainë dhe 22 mijë euro, para të cilat dyshohet se kanë ardhur si rezultat i shitjes së drogës.
I arrestuari kishte rënë në sy të fqinjëve dhe karabinierëve për takimet e shpeshta me shumë njerëz.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti çelësat e një tjetër shtëpie në qendër të Savonës, brenda së cilës u gjetën rreth 500 gramë kokainë e pastër dhe disa celularë që dyshohet se përdoreshin për shpërndarjen e drogës.
Mediat italiane nuk bëjnë të ditur emrin e të arrestuarit.



