U kapën në shtëpi bari me vlerë mbi gjysmë milioni paund, dënohen me burg tre shqiptarët në Britani

U kapën në shtëpi bari me vlerë mbi gjysmë milioni paund, dënohen me burg tre shqiptarët në Britani

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar nga autoritetet britanike, pasi janë kapur në një shtëpi bari në një rrugë të lartë të Kornishit mbi një ish-bankë. Vlera e lëndës narkotike, sipas policisë vendase arrinte vlerën e mbi gjysmë milioni paund.

Engjell Osmanaj, 29 vjeç, Anjelos Selamaj, 22 vjeç dhe Alban Topi, 29 vjeç, janë shqiptarët e arrestuar, ndërsa të gjithë u paraqitën në Gjykatën e Truro Croën për t’u njohur me dënimin pasi u deklaruan fajtorë për kultivimin e kanabisit.

Ndërkohë, mediat britanike shkruajnë se brenda godinës, policia gjeti një fermë të madhe kanabisi me potencial për të prodhuar kanabis në një shkallë industriale. Më shumë se 850 bimë u gjetën me vlerë 731,000 paund.

Tre të rinjtë janë shprehur se punonin për të mbajtur me para familjarët e tyre, në kushte të vështira ekonomike në Shqipëri. Akuza ka thënë gjatë gjyqit se Topi dhe Selemaj ishin kopshtarë, ndërsa Osmanaj kishte një rol më të avancuar.

Në përfundim të gjyqit, Osmanaj u burgos për 40 muaj, Selamaj 20 muaj dhe Topi 16 muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy