Lala: Lufta më e ashpër në portin e Durrësit, kontrollohet nga të fortët

Lala: Lufta më e ashpër në portin e Durrësit, kontrollohet nga të fortët

Në studion e ‘Të Paekzpouarit’ në MCN TV gazetarja Klodiana Lala deklaroi se lufta më e ashpër për vendin qëndron te kontrolli i portit të Durrësit.

Ajo tha se janë të përfshira vetë autoritetet sepse sipas saj nëse do donin për të hetuar ka mënyra të ndryshme për të zbuluar.

Lala shprehet se problemi i gjithë qëndron në faktin se porti i Durrësit është nën kontrollin e të fortëve dhe se mungon vullneti politik ajo që ka sjellë vendin në këtë pikë.

Lufta më e ashpër është kontrolli për portin e Durrësit. Mond Çekiçi prokuroria dyshohet se kishte tenderin për pastrimin e portit, ndërsa ai ishte biznesmen me letra. Sipas hetimeve të deritanishme rezulton se ai përdorte punëtorët e  tij për të nxjerrë sasitë e drogës me kazanët e verdhë dhe u vra se nuk arriti të nxirrte në kohë sasinë e drogës. Po të shohësh raportet e policisë holandeze dhe një nga shqetësimet e tyre është se oficerët e tyre po korruptohen nga trafikantët, por nuk është e njëjta gjë si të trafikosh një punonjës këtu dhe në Holandë.

E dyta mendoj se këtu janë të përfshira autoritetet sepse mjafton të shohësh sa kolumbianë hynë këtu te ne, ku qëndrojnë, çfarë turizmi mund të bëhet në Elbasan apo Kukës si adresë që ai deklaron. Mjafton të kontrollosh këta personazhe për të kuptuar sa baza ka për përpunimin e drogërave të forta. Problemi qëndron në faktin se porti i Durrësit është nën kontrollin e të fortëve dhe prandaj jemi në këtë situatë. Ne kemi pasur vrasje në Kolumbi, Ekuador për personazhe të skeduar këtu, autoritet shqiptare kishin informacione për ta se kush ishin ata, pra mungesa e vullnetit politik mendoj se ka sjell situatën në këtë pikë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy