
Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Tiranës sot pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre në fshatin Bulçesh, u gjetën 7.9 kilogramë kanabis.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bulçesh”.
Si rezultat në pranga kanë rënë Saimir Aruçi 39 vjeç dhe Oltjan Aruçi 29 vjeç (vëllezër) të cilët zotëronin lëndën narkotike.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



