Sarandë, vidhet me dhunë punonjësi i një lavazhi

Sarandë, vidhet me dhunë punonjësi i një lavazhi

Punonjësi i një lavazhi në Sarandë është vjedhur me dhunë nga një person, i cili i ka marrë një shumë parash.

Pas sinjalizimit për ngjarjen, uniformat blu organizuan punën për identifikimin dhe ndalimin e autorit të një rasti të vjedhjes me dhunë në qytetin e Sarandës.

Drupal Ad

Si rezultat, u bë i mundur ndalimi i I. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 19-vjeçari, më 31 dhjetor, në lagjen nr. 3, Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 eurosh një punonjësi lavazhi.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy