
Policia e Kukësit ka finalizuar operacionin e koduar “Binomi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve.
Policia ka sekuestruar gjatë aksionit lëndë narkotike në doza të vogla dhe fara kanabisi në Kukës dhe Has, ndërsa gjashtë persona kanë rënë në pranga. Të arrestuarit janë nga 15 deri në 28 vjeç.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit.



