Në kërkim për drogë dhe grup të strukturuar kriminal/ Kapet në Spanjë me qëllim ekstradimi, 25-vjeçari nga Laçi

Në kërkim për drogë dhe grup të strukturuar kriminal/ Kapet në Spanjë me qëllim ekstradimi, 25-vjeçari nga Laçi

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar, falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë reale përmes Interpol Tiranës me Interpol Madridin, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar A. Z., 25 vjeç, lindur në Laç, me qëllim ekstradimin.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër, në vitin 2023, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal".

Shtetasi A. Z. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2023, ka kultivuar 10 900 bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Kir, njësia administrative Pult, dhe në afërsi të fshatit Theth, Shkodër. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy