Teksa po afrohen orët në nisje të ndeshjes së Kombëtares së Shqipërisë me Republikën Çeke, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka paralajmëruar tifozët që do të ndjekin Kombëtaren shqiptare në stadium, të tregohen të përmbajtur në aktet e dhunës apo përdorimin e flakadanëve, veprime këto që mund të sjellin pasoja.
Ndërsa dhe pak orë na ndajnë nga ndeshja e futbollit Shqipëri-Republika Çeke, dua të përsëris thirrjen drejtuar tifozëve të heqin dorë nga përdorimi i flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe aktet e dhunës në stadiume duhet të marrin fund. Policia e Shtetit ka ndaluar në disa pika kontrolli grupe tifozësh, në zotërim të materialeve të ndaluara. Kujtojmë se UEFA do të ndëshkojë Shqipërinë të luajë pa tifozë, në ndeshjen e fundit në grupe me Ishujt Faroe, në rast se do të përsëriten akte dhune apo do të përdoren lëndë piroteknike. Duhet zbatim i plotë i rregullave të UEFA dhe ndalim të personave përgjegjës të hyjnë në stadiume!
Kujtojmë se Shqipëria do të përballet me Çekinë në “Air Albania”, duke filluar nga ora 20:45 e kësaj të enjteje. Ndeshja është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.



