Plagosi me thikë dhëndrin, arrestohet vjehrri dhe i dëmtuari

Plagosi me thikë dhëndrin, arrestohet vjehrri dhe i dëmtuari

Një ditë pas plagosjes së ndodhur në Kavajë, ku vjehrri qëlloi me thikë dhëndrin e tij, vihet në prangat e policisë i dyshuari dhe i plagosuri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Petrit Derjaj 64 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshortin e vajzës së tij, shtetasin Land Derjaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Drupal Ad

Në pranga është vënë dhe Land Derjaj, 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga policia, pasditen e djeshme, nuk ka kallëzuar për rrethanat dhe autorin e plagosjes.          

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Dhuna në familje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy