Balluku: Brenda qershorit do të rehabilitohet rruga e dëmtuar e Borshit, kemi bërë kallëzim në Prokurori

Balluku: Brenda qershorit do të rehabilitohet rruga e dëmtuar e Borshit, kemi bërë kallëzim në Prokurori

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e përgjitshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, kanë inspektuar sot rehabilitimin e rrugës Vlorë-Radhimë.

“Brenda qershorit të këtij viti do të mbarojë rehabilitimi i rrëshqitjes së rrugës në aksin e Borshit”.

Balluku shtoi se kjo duhet të mbarojë që të eliminohet trafiku i rënduar në këtë rrugë gjatë sezonit veror.

“Për të eliminuar trafikun në mënyrë provizore do të hapet Byppas-i i Vlorës”.

Lidhur me rrëshqitjen në aksin rrugor Vlorë-Orikum, Balluku tha se është bërë dhe kallëzim në Prokurori. Balluku tha se e gjitha kjo ka ardhur si pasojë e dorës së njeriut duke ndërhyrë në mënyrë ilegale në ndërtimin e objekteve në zona ku nuk duhet.

“Ka pasur punime ilegale nga disa biznese të zonës kemi bërë kallëzime në prokurorinë e Vlorës për të marrë masat e duhura. ARRSH ka nisur me procedurën emergjente për riparimin e kësaj pjese të rrugës, pasoja të dëmshme si për trafikun si për ekonominë e zonës, është një ndërhyrje që s;ka qenë e parashikuar dhe s;duhet të ndodhte. Me rëndësi mos të kemi trafik të rënduar, kemi një plan për të hapur në mënyrë provizore bypass e Vlorës, pra trafiku do procesohet nga ai aks e ky do mbetet vetëm për trafikun e brendshëm për vizitorët që duan të aksesojnë Radhimë e Orikum, të gjithë pastaj drejt rrugës në Bypass e Vlorës.

Kjo është situatë e paprecedentë në fakt, s’kemi pasur ndërhyrje të këtij kalibri, proluroria të marrë masat e duhura se precedentë të tillë s’duhen krijuar. Në 30 ditë duam ta mbyllim ketë ndërhyrje për ta bërë të aksesueshme dhe për kontroll të këtij aksi ku ka pasur ndërtime ilegale gjatë viteve të fundit”, tha Balluku.

Nga ana e tij drejtori Verdho bëri me dije se në momentin kur u dëmtua ky aks Fondi Shqiptar i Zhvillimit mori iniciativën për ta rregulluar, por “për mungesë fondesh ky aks i kaloi sërish ARRSH-së”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy