Moti i keq/ ARRSH: Po punohet për qarkullim pa probleme në të gjitha akset rrugore kombëtare

Moti i keq/ ARRSH: Po punohet për qarkullim pa probleme në të gjitha akset rrugore kombëtare

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.

ARSH informon se të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate dhe se vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.

Rajoni verior, sipas ARRSH-së, u mbizotërua nga temperaturat e ulëta dhe era e forte por qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e e rajonit verior.

Në segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.

Në rajonin qendror, në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht dhe sipas ARRSH-së vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.

Edhe në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht. “Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura shkuan deri në -7 ° në disa zona, si Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë. Është punuar me kriposjen e akseve”, thuhet në njoftimin e ARSSH-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy