Kthyen banesën në laborator kanabisi, arrestohet tre persona në Lushnje

Kthyen banesën në laborator kanabisi, arrestohet tre persona në Lushnje

Tre persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kishin përshtatur banesën në laborator për kultivimin e kanabisit, përmes ngrohjes me llamba.

Në pranga janë vënë Fiqiri Dedej, Kreshnik Ibraliu dhe Klevis Likja. Gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë gjahu.

Sipas policisë, këta persona kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të banesës së 53-vjeçarit Fiqiri Dedej me aparatura.

Në banesë uniformat blu kanë konstatuar edhe një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy