Dënimi me 10 vite burg i Nuredin Dumanit/ Zhabina: Është bashkëpunëtor i drejtësisë, ligji e parashikon zbutjen e dënimit

Dënimi me 10 vite burg i Nuredin Dumanit/ Zhabina: Është bashkëpunëtor i drejtësisë, ligji e parashikon zbutjen e dënimit

Pretenca e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë", ku u kërkuan gjithsej 302 vite burg për 15 të pandehur, ka qenë në qendër të analizës së gazetarit Xhevahir Zhabina.

 

I ftuar në studion e MCN, Zhabina u shpreh se kërkesa e prokurorisë për dënimin me vetëm 10 vite burg të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ishte e pritshme dhe e bazuar plotësisht në ligjin shqiptar, ndonëse do të nxisë debate të forta në opinionin publik.

 

Sipas gazetarit, SPAK ka vlerësuar maksimalisht dëshminë e Dumanit, e cila shërbeu si çelës për zbardhjen e një sërë vrasjeve të bujshme të ndodhura në Elbasan dhe rrethinat e tij.

 

Nuk është një vendim surprizë i prokurorisë, këtë e parashikon Kodi Penal shqiptar. Por Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar disa gjëra, dëshminë e tij që zbuluan disa vrasje që kishin ndodhur në Elbasan dhe në rrethinat e Elbasanit. 

 

Kërkesa për dënim me 10 vite të Dumanit do të hapë një debat mediatik sesa ligjor, sepse ligji e ka të parashikuar që kur bëhesh bashkëpunëtor i drejtësisë ka të bëjë me lehtësinë e dënimit. Atij i kanë mbetur edhe pak vite sepse ai është dënuar në vitin 2021, po të llogaritësh periudhën e paraburgimit.

 

I pyetur nëse dëshmia e Dumanit mund të ndihmojë në zbardhjen e fatit të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, gazetari u shpreh skeptik. Ai theksoi se Dumani nuk ka informacion për fatin e Martinajt.

 

Nuredin Dumani nuk ka informacion të saktë për zhdukjen e Ervis Martinajt. Dumani në dëshminë e tij ka dhënë disa indicie në lidhje me një porosi që do të kryhej për vrasjen e Endrit Dokles me porosi të Ervis Martinajt. 

 

Sesa do të çoj kjo dëshmi në zbardhjen e misterit të Martinajt, nuk dihet, por unë mendoj se kjo nuk ndihmon shumë. Kam përshtypjen është histori e vështirë për t'u zbardhur nga Prokuroria e Lezhës dhe duhet që të kalonte tek Prokuroria e Posaçme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy