
Një tjetër pushues ka humbur jetën sot në det. Një 76-vjeçar i identifikuar si Ded Fishta është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.
Pavarësisht ndërhyrjes së ambulancës, i moshuari ka humbur jetën, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak i policisë
Më datë 09.07.2019, në Tale,Lezhë është mbytur në det shtetasi D.F., 76 vjeç, banues në Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



