
Pas disa orë kërkimesh, forcat e policisë kanë gjetur aplinistin Ndoc Mulaj, i cili u raportua i zhdukur pas aksidentit që ndodhi pasditen e sotme në Munellë të Pukës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 60-vjeçari është gjetur pa shenja jete. Ai ka marrë plagë të rënda në kokë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 të ditës së sotme, ku një grup alpinistësh janë aksidentuar mbrëmjen e sotme gjatë një ngjitjeje në Malin e Munellës të Pukës. Mes 4 alpinistëve ishte dhe gazetari Alfred Lela, i cili mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Lela kishte shkuar për të bërë një reportazh në malin e Munellës, ndërsa shoqërohej nga disa persona.



