
Më 7 korrik të këtij viti ish-gjenerali amerikan Wesley Clark do të vizitojë Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në rrjete sociale.
“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se me ftesën time zyrtare, më datën 7 Korrik, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të vijë në vizitë gjenerali historik amerikan, heroi ynë Wesley Clark”, ka shkruar ai.
Mehaj, ka treguar se Gjenerali Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.
Ministri i Mbrojtjes, me 25 qershor të këtij viti pati zhvilluar një takim virtual me ish gjeneralin amerikan, Wesley Clark.
Në këtë takim virtual ai pati ftuar gjeneralin amerikan ta vizitoj Kosovën.
Wesley Clark, i cili ishte Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, e ka drejtuar operacionin 78 ditësh të bombardimeve të NATO-s karshi Serbisë.



