Vinin baste përmes celularit në lokal, arrestohet 54-vjeçari në Kavajë

Vinin baste përmes celularit në lokal, arrestohet 54-vjeçari në Kavajë

Një është arrestuar dhe dy të tjerë po procedohet në gjendje të lirë pasi janë kapur në flagrancë në lokal duke vënë baste sportive me celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit", kanë konstatuar 2 raste të tjera në këtë fushë.

Për këto raste është vënë në pranga shtetasi Arben Selimi, 54 vjeç, si dhe janë referuar materialet procedurale në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 62 vjeç, banues në Kavajë dhe L. Sh., 30 vjeç, banues në Rrogozhinë.

54-vjeçari u kap në flagrancë, teksa vinte baste sportive, me celular, në lokalin në pronësi të shtetasit A. C., në Kavajë, lokal i cili nga verifikimet, rezultoi se nuk ishte i regjistruar në organet kompetente.

30-vjeçari u kap në flagrancë, teksa vinte baste sportive, me celular, në një lokal në Rrogozhinë. Gjithashtu, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularë që shërbenin për vënien e basteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy