
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka bërë të ditur se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin R. M., 34 vjeç, banues në Lazarat.

I njëjti gjatë natës së mbrëmshme, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. K., (punonjës policie, jashtë shërbimit), 64 vjeç, banues në Gjirokastër. Si pasojë e aksidentit ka patur vetëm dëme materiale.
Me shtetasin M. K., janë kryer veprime administrative nga Policia Rrugore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



