
Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar lëndime serioze në kokë dhe pjesë të trupit.
Ajo është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje më të specializuar.
Ndërkohë që gjendja e saj ka qenë serioze për jetën, është përcjellë më pas me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar ka rënë në ujëvare ku dhe është lënduar në kokë.



