Kalonin klandestinë për 3 mijë euro në Portin e Durrësit, arrestohen 2 persona, procedohet një punonjës policie

Kalonin klandestinë për 3 mijë euro në Portin e Durrësit, arrestohen 2 persona, procedohet një punonjës policie

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave pas një bashkëpunimi me Prokurorinë e Rrethit Durrës, ka bërë të mundur procedimin e një punonjësi policie, me detyrë kontrollor në port, ndërsa ka arrestuar dy persona të tjerë, pasi ata kalonin në kufi persona që kishin probleme në Zonën Shëngen. Policia bën me dije se këta persona në bashkëpunim u merrnin një shumë prej 3 mijë eurosh.

Veprat penale që rëndojnë mbi të arrestuarit janë: “Korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm”. Hetimi zgjati për një periudhë 3-mujore, ku në përfundim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: - B.D., 44 vjeç, lindur e banues në Durrës, me detyrë punonjës në Zonën e Terminalit, i një shoqërie të kontraktuar nga Autoriteti Portual Durrës.

Ky shtetas ishte në rolin e sekserit, ndërsa në momentin e arrestimit iu sekuestrua vlera prej 1.300 euro, vlerë kjo e përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

-T.D., 28 vjeç me banim në Durrës, me detyrë agjent doganor i një agjencie doganore private, në rolin e bashkëpunëtorit, i cili ndihmonte në gjetjen e klientëve për kalime të paligjshme. Iu kapën dhe sekuestruan 500 euro. -Ndërsa do të ndiqet në gjendje të lirë punonjësi i policisë V.C., 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy