Dy kushërinjtë vriten në Laç pas sherrit në një lokal, identifikohen autorët

Dy kushërinjtë vriten në Laç pas sherrit në një lokal, identifikohen autorët

Nga vrasja e dyfishtë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit, ku nga të shtënat me armë zjarri humbën jetën dy të rinjtë Jani Jushi 30 vjeç dhe Mikel Jushi 35 vjeç, ende nuk dihet gjë për kryrësit e kësaj vepre, ndërsa dyshimet e para lidhen me konflikte të vjetra mes autorëve dhe dy viktimave, që janë edhe kushërinj të parë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit, afër një lokali ku ndodheshin viktimat dhe autorët. Sipas dëshmitarëve, dy viktimat ndodheshin në një tavolinë dhe kanë debatuar me autorët.

Dy palët më pas kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar, sherri ka agravuar dhe duke parë që autorët kishin armë me vete, dy kushërinjtë janë larguar me vrap. Por, autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Mikel dhe Jani Jushin dhe i kanë qëlluar disa herë me pistoletë. Mikel Jushi dhe Jani Jushi u dërguan në gjendje të rëndë për jetën në një spital privat në Tiranë për ndihmë të specializuar por kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve që morën.

Policia ka ngritur pika kontrolli  dhe po punon intensivisht për kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje, e cila përfundoi me dy  persona të vdekur. 

Ndërkohë, njoftohet se Policia e Kurbinit sapo ka identifikuar e shpallur në kërkim tre persona, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes së dy të rinjve mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit. Policia thotë se autorë janë vëllezërit, Markel dhe Manuel Bushi, përkatësisht 25 dhe 23 vjec si edhe Vinces Bushi 28 vjec, kushëri i tyre, të tre banues në Kurbin. Efektivët po punojnë për kapjen e tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy