Nis verifikimi i kandidatëve për kreun e BKH/ 13 kandidatë në garë (VIDEO)

Nis verifikimi i kandidatëve për kreun e BKH/ 13 kandidatë në garë (VIDEO)

Nis verifikimi i kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare te Hetimit, ku në garë janë 13 kandidatë.

Gazetari Arsen Rusta raportoi për "MCN Live" se kandidatët do iu nënshtrohen disa kritereve si vetingu për pasurinë, integriteti profesional, kontaktet me botën e krimit dhe testi me makinën e së vërtetës.

Drejtuesja aktuale e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj u tërhoq nga rikandidimi, duke thënë se ka aplikuar tashmë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. 

Kreu i BKH do të ketë një mandat 5 vjeçar të cilin do e marrë më 1 shtator.  

Në fazën e parë rezulton se të 13 kandidatët i plotësojnë kushtet dhe për rrjedhojë do të vazhdohet me plotësimin e kritereve të tjera. 

Kandidatët në garë janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Astrit Halilaj, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano, Haki Çako, Joni Keta, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy