Me shezlong dhe çadër para Ministrisë së Turizmit/ Nisma Thurje proteston për plazhet publike

Me shezlong dhe çadër para Ministrisë së Turizmit/ Nisma Thurje proteston për plazhet publike

Një grup aktivistesh të nismës “Thurje” kanë protestuar sot para Ministrisë së Turizmit, përkitazi me plazhet publike, që sipas tyre, mungojnë në hapësirën bregdetare.  

Ata kanë protestuar simbolikisht me shezlong dhe çadër për mungesën e hapësirave në plazhet publike, si dhe përmes një peticioni kanë kërkuar plazh 100% publik.

 Më tej, ata i kërkuan ministrisë së turizmit që t’i kushtohet më shumë rëndësi dezinfektimit të plazheve dhe derdhjes së ujërave të zeza në ato detare.

Komunikimi për media:

Në Radhimë mund të kishte ndodhur një tragjedi, njësoj si ajo e një viti më parë në Velipojë. Shezllonet edhe njëherë u bën mollë sherri për konflikte me armë, këtë herë madje dhe mes dy vëllezërve. Babëzia për të privatizuar plazhet është e madhe. Po aq e madhe është edhe papërgjegjshmëria e institucioneve të cilat detin po ua falin oligarkëve, investitorëve strategjik si dhe bizneseve që ndoshta paguajnë edhe ryshfet për të marrë sa më shumë metra katror rërë, e për çadra që variojnë nga 500 deri në 3 mijë e 500 lekë qëndrim ditor.

Prej javësh kemi monitoruar vijën bregdetare dhe kemi vënë re se hapësirat publike nuk ekzistojnë, janë thërrime, të papërfillshme, kundrejt privatizimit masiv. Ndërkohë që shqiptarët nuk kanë vend ku të bëjnë plazh, Ministria e Turizmit nuk denjon të kthej përgjigje për shqetësimet që kemi ngritur. Na zvarrit duke e deleguar përgjegjësinë tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, e cila edhe pse ka detyrim që të sigurojë performancën e zonave bregdetare, e vetmja punë që bën është propaganda me foto në faqen e tyre të webit.

Ndaj sot kemi ardhur këtu përpara ministrisë për dy qëllime: e para për të bërë plazh falas në këtë kohë të nxehtë, se në bregdet nuk gjetëm vend ku ta ngulnim çadrën falas, dhe e dyta për t’i kërkuar llogari këtij institucioni.

Zonja ministre: A keni dhënë leje që në pjesë të ndryshme të plazheve në Vlorë, Palasë, Dhërmi, Sarandë, Jalë, Himarë, Ksamil, Kakome, Durrës, Gjiri i Lalzit dhe Qerret të kufizohet hyrja për qytetarët dhe a jeni në dijeni që në këto plazhe apo në plazhe të tjera ka persona fizik apo kompani private që kanë vendosur tra, tela me gjemba, porta hekuri dhe roje, dhe nuk të lënë të hysh?

Kush mban përgjegjësi për plazhet e zaptuara, për rojet bregdetare që mungojnë sipas ligjit të distancës, për mosdezinfektimin e bregdeteve si dhe për derdhjen e ujrave të zeza në ujrat detare?

Zoti e bekoi Shqipërinë me vijë bregdetare, ndërsa ju kërkoni që kjo bukuri të shijohet vetëm duke paguar shqiptarët te miqtë tuaj, të cilëve ju me taksat tona u ndërtoni rrugën për të resorti, u ndërtoni tunele, u jepni tokë falas, u jepni ndihmë ekonomike, i ulni taksat, dhe i lini ditën me diell të zhvasin edhe më tepër qytetarët.

Kjo historia juaj me miqësi e krushqi që keni me këta njerëz duhet të marri fund. Miqësinë mbajeni por jo në kurrizin tonë, jo me taksat tona, jo duke na varfëruar ne e duke pasuruar ata. Boll më me këtë sistem zaptues dhe zhvatës ekonomikisht. Plazhet i duam për vete, 100% publik ashtu si në të gjithë botën, vetëm në Shqipëri ndodh e kundërta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy