
Një i ri është vënë në prangat e policisë së Lezhës i akuzuar për shpërndarje droge pranë shkollave.
“Quick Strike” u kodua operacioni policor gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i Pashk Ndoj, 28 vjeç, banues në Lezhë.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza të gati për shitje.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se 28-vjeçari operonte në mënyrë të vazhdueshme, duke shpërndarë lëndë narkotike kryesisht pranë shkollave, duke krijuar një rrezik serioz për sigurinë e nxënësve.
Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje.



