KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Gjon Kodra

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Gjon Kodra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Gjon Kodra. Konfirmimi i Kodrës u vendos në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Prokurori i Tiranës Gjon Kodra u përball të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për gjetjet e hetimit administrativ në të tre kriteret e rivlerësimit.

Në seancë u relatua më së shumti për mosdeklarimin e kursimeve cash të deklaruara si të kursyera nga bashkëshortja, shtetase italiane, përpara lidhjes së martesës, për një situatë konflikti interesi dhe për një komunikim telefonik me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

Në seancën dëgjimore ai u ndihmua në mbrojtjen e tij dhe nga avokati Plator Bilibashi.

Kodra e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe prej rreth dy dekadash ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy