
Gjykata e Kurbinit ka vendosur sot masën "detyrim" paraqitje për policin David Medani, i cili plagosi tre persona, gjatë sherrit dy ditë më parë në Mamurras.
Seancat po zhvillohen të ndara, nga njëra anë e policit që qëlloi dhe plagosi aksidentalisht dy kolegët e tij dhe qytetarin, dhe për 3 personat e grupit tjetër.
Gjon Fufi, Nikoll Fufi (Vorfi) dhe Rudolf Fufi akuzohen për goditje për shkak të detyrës dhe kanosje për shkak të detyrës në bashkëpunim.
Edhe ata do të njihen me masën e sigurisë nga Gjykata. Këta persona janë të afërm të një ish-deputeti të parlamentit shqiptar, Mhill Fufin.
Më 13 prill, personat e sipërpërmendur goditën me sende të forta policin D.M, teksa ky i fundit qëlloi për vetëmbrojtje sipas SHÇBA.
E gjitha nisi gjatë një kontrolli në një lokal për lojërat e fatit, dhe aty policët u kundërshtuan nga Nikoll Fufi (Vorfi) i cili u shoqërua dhe më pas u la i lirë.
Më pas ishin vëllezërit Fufi që i kanë dalë para policit për ta goditur, por ky i fundit pasi i ka paralajmëruar, qëlloi në ajër dhe më pas dy kolegët e një tjetër.



