Meta përkujton 26 marsin 1990: Protesta e parë antikomuniste, mesazh i gjallë për rininë shqiptare

Meta përkujton 26 marsin 1990: Protesta e parë antikomuniste, mesazh i gjallë për rininë shqiptare

Presidenti Ilir Meta, ka përkujtuar sot protestën e parë antikomuniste në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se ishte e para protestë me e fuqishme në vendin tonë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”.

Presidenti Meta, thotë ndër të tjera se protesta është zemra e demokracisë, për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë.

 “Si në çdo 26 mars, përkujtojmë sot protestën e parë më të fuqishme antikomuniste në Shqipëri, pas dekadash terrori, shtypje dhe izolimi. E para protestë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”. Kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Protesta është zemra e demokracisë për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë!”- shkruan Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy