Sot nis Gjykimi Special për Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Sot nis Gjykimi Special për Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Në Gjykatën e Hagës sot prej orës 09:00, nis gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të njihen sot me akuzat.

312 dëshmitarë pritet të dëshmojnë kundër ish themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, tri vjet pas arrestimit të tyre si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerizimit.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës thuhet se është planifikuar që deklaratat hyrëse të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit.

Fillimisht Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të bëjë deklaratën hyrëse dhe për këtë ka paralajmëruar se i duhen më së tepërmi 5 orë, po ashtu edhe mbrojtësi i viktimave në këtë rast ka planifikuar deklaratën e tij që do të zgjasë 45 minuta.

Pas mbrojtësit të viktimave, është planifikuar që deklaratat hyrëse të bëjnë secili prej katër ekipeve të mbrojtjes.

Këto deklarata do të bëhen më 4 prill.

Në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve janë pranuar si viktima në procesin gjyqësor 140 persona.

Trupi Gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve nga ZPS-ja, do të fillojë më 11 prill 2023.

Në njoftim theksohet se secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime të pretenduara kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Megjithëkëtë, të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për çdo pikë të aktakuzës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy