Inteligjenca artificiale shkruan një manga të frymëzuar nga Osamu Tezuka (FOTO/ VIDEO)

Inteligjenca artificiale shkruan një manga të frymëzuar nga Osamu Tezuka (FOTO/ VIDEO)

Pasi analizoi veprat e autorit jashtëzakonisht të njohur Paidon, Inteligjenca Artificiale krijoi historinë e një filozofi të pastrehë që zgjidh raste misterioze.

Në Japoni shumë manga botohen çdo vit, por "Paidon", e cila së shpejti do të arrijë në faqet e revistës “Morning” ka diçka të veçantë: është shkruar nga IA që ka analizuar 65 vepra të autorit shumë të njohur Osamu Tezuka, babai i Astro Boy, Black Jack dhe pjesa më e madhe e trillimeve komike japoneze.

Projekti u nis nga “Kioxia Holdings Corp”, një prodhues i çipave të kujtesës, i cili deri vonë ishte pjesë e “Toshiba”, falë bashkëpunimit të “Tezuka Productions” dhe profesorit të Universitetit Keio Satoshi Kurihara.

Pasi analizoi veprat e mjeshtrit, AI krijoi personazhet dhe themelet e tregimit, vetëm pasi autorët njerëzorë shtuan elementet kontur, si veshmbathjen dhe linjat e dialogut.

“Paidon” është historia e një filozofi të pastrehë që përpiqet të ndihmojë policinë të zgjidhë rastet më misterioze me ndihmën e një roboti shpendësh të quajtur Apollo, njofton "Stampa".

Me sa duket projekti u pëlqye, sepse Kodansha, redaktori i revistës, tashmë ka paralajmëruar një vazhdim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy