Reshjet e borës në veri të vendit kanë nisur gjatë natës së mbrëmshme duke vështirësuar kësisoj qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), njofton se gjatë natës ka pasur reshje bore në akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth.
Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës. Ndërkohë, qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale
ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë bore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.



