
Gjykata e Vlorës ka zhvilluar gjatë ditës së sotme seancën për rivlerësim masë sigurie ndaj nëntë personave të arrestuar gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar pak ditë më parë.
Kështu, Gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për 9 personat nën hetim në këtë dosje, mes të cilëve katër janë punjonjës policie. Masa "detyrim paraqitje" u dha për shtetasit: S. F., Haredin Shkurtaj, Vaip Llalaj, Cerçis Fikaj, Adnan Barjamaj, Alem Lllanaj, Ilir Kadëna, Artur Veshaj dhe Arjan Tase.
Akuza që rëndon mbi policët është ajo e “shpërdorimit të detyrës”, pasi nga hetimet ka rezsultuar se nuk kanë kontrolluar dhe evidentuar mbjelljen e kanabisit në zonë.
Ndërkohë dy ditë më parë Gjykata ka dhënë masat për 32 prej të arrestuarve lidhur me operacionin. Masa “arrest me burg” është dhënë për 27 prej tyre, kurse 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.
Në “arrest shtëpie” është lënë shtetasi Ismet Hyseni i cili ka shfaqur shenja të Covid në seance, si dhe 4 të tjerë që janë shpallur në kërkim. Në këtë seancë është dhënë masa e sigurisë edhe për një efektiv policie.



