
Anëtarët e një familje shqiptare që jeton në Greqi, janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin. Sipas mediave fqinje, shkak për sherrin është bërë kërkesa e një prej vajzave të familjes.
Vajza e madhe 20-vjeçare i ka kërkuar babait para xhepi, por ky i fundit i ka thënë që nuk kishte. Por 20-vjeçarja ka këmbëngulur, dhe në këtë moment babai e godet me grusht duke i mavijosur syrin.
Menjëherë në sherr është përfshirë edhe vajza e vogël 18-vjeçare duke e goditur babain me shkelma. Të gjithë përfunduan në Drejtorinë e Policisë dhe morën në pyetje, ndërsa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatën Autofore të Kundërvajtjeve tre anëtarëshe të Heraklionit.



