
Vazhdojnë të shënojnë rritje rastet e të infektuarëve me Covid-19 në Kosovë.
Nga testimi i 3 mijë e 669 mostrave të marra nga IKSHPK, 58 persona kanë rezultuar pozitiv.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka pasur asnjë vdekje nga Covid 19 ndërsa 16 persona janë shëruar.
Vetëm një ditë më parë në Kosovë u regjistruan 42 raste me Covid 19, ndërsa që nga fillimi i pandemisë deri më tani 108 mijë e 131 persona kanë rezultuar pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.867 doza të vaksinës antiCovid.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 388.073 doza të vaksinës.
Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



