Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.
Siç njoftoi policia, ngjarja ka ndodhur në Sarandë në fshatin Gjashtë paraditen e kësaj të djele.
Më tej, në njoftimin e policisë thuhet se shtetasi me inicialet A.D, është gjetur i vetëvarur me kabull elektrik nga familjarët e tij dhe pasi është nisur drejt Spitalit të Sarandës për ndihmën e parë ka ndërruar jetë rrugës për atje.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta. Kurse grupi hetimor shkoi në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



