Minutat e fundit, komisari u vra pasi u nda nga gruaja dhe fëmijët

Minutat e fundit, komisari u vra pasi u nda nga gruaja dhe fëmijët

Dy dyshohet të jenë autorët e vrasjes me armë zjarri të ndodhur këtë të shtunë pranë liqenit artificial në Tiranë, ku mbeti i vdekur ish-Drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Tv Klan, bën me dije se ekzekutori i Cukut ka qenë i kamufluar dhe është larguar me biçikletë. Autorët dyshohet të kenë përfituar nga errësira dhe kanë arritur të largohen në rrugicat dytësore, të cilat lidhin me stadiumin Dinamo dhe sheshin Willson. Ai raporton gjithashtu se Cuku është qëlluar me armë zjarri në hyrjen e pallatit, teksa po futej për në ashensor. Më herët, ai kishte qenë i ulur në një lokal aty pranë. Cuku eshte ekzekutuar pak pasi u nda nga gruaja dhe fëmijët te cilet ishin ngjitur per ne banese dhe ai i ishte drejtuar nje marketi per te blere. 

Pas lirimit nga Policia, Cuku rezulton te ishte ortak i nje policie private quajtur “Internacional Security Albania” e cila është themeluar në vitin 2010.  Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po sekuestron dhe po këqyr në këto momente kamerat e 4 bizneseve, mes tyre kamerat e një supermarketi dhe një karburanti. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 në “Rrugën e Kosovarëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy