Dushi: Pandemia e bëri më pak transparente punën e KLP dhe KLGJ

Dushi: Pandemia e bëri më pak transparente punën e KLP dhe KLGJ

Shqetësimi që ngrihet për KLGJ dhe KLP është mungesa e transparencës, në kuptim të pamundësisë për të ndjekur mbledhjet, por edhe zbardhjet e vendimeve. Në një intervistë për MCN TV, Ilda Dushi, koordinatore projekti dhe avokate prane Komitetit Shqiptar të Hesinkit, tha se në raport me transparencën e këshillave gjatë monitorimit kanë rezultuar disa problematika. Kjo lidhet edhe me pandeminë, e cila e ka zhvendosur punën online duke e vështirësuar publikimin e akteve.

Në monitorimin që ne po kryejmë, Komiteti i Helsinkit po monitoron Këshillat dhe deri tani kanë rezultuar disa probleme në raport me transparencën e këshillave. Me justifikimin e pandemisë, e gjithë puna e këshillave është kthyer në punë online. Puna online reflektohet në atë sesa ata arrijnë që të publikojnë në faqen e tyre aktet. Është vënë re një vështirësi në monitorimin real të mbledhjeve plenare të këshillave, sepse pjesa më e madhe e tyre bëhen jo live. Ka edhe një problematikë në raport me prezantimin e planeve strategjike të këshillave”, tha Dushi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy