Ekstradohet nga Spanja Eralbi Breçani, i akuzuar për trafik kokaine dhe grup kriminal

Ekstradohet nga Spanja Eralbi Breçani, i akuzuar për trafik kokaine dhe grup kriminal

Eralbi Brecani, djali i ish-zyrtarit të policisë Erzen Breçani, është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e trafikut të kokainës dhe pjesëmarrjes në grup kriminal.

 

Brecani ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve ndaj një organizate të dyshuar kriminale që akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike. Ai u vetëdorëzua disa kohë më parë pranë autoriteteve spanjolle, duke hapur rrugën për procedurat e ekstradimit.

 

Sipas hetimeve, grupi kriminal dyshohet se drejtohej nga Ervin Mata, i cili u arrestua pak kohë më parë në Brazil. Autoritetet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë vijojnë bashkëpunimin për zbardhjen e plotë të aktivitetit të kësaj organizate dhe dokumentimin e roleve të personave të përfshirë.

 

Ekstradimi i Eralbi Brecanit konsiderohet një hap i rëndësishëm në vijimin e procedimeve penale ndaj anëtarëve të dyshuar të rrjetit kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy