Tartar Bazaj zgjidhet zëvendëskryetar i KLP-së

Tartar Bazaj zgjidhet zëvendëskryetar i KLP-së

Tartar Bazaj është zgjedhur sot zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KLP zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës, nën drejtimin e kreut të KLP, Alfred Balla dhe në prani të 9 anëtarëve.

Mbledhja nisi me zgjedhjen e zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për këtë pozicion, Tartar Bazaj, ishte anëtari i vetëm që kishte shprehur interesin për kandidim.

Ndërkohë, duke argumentuar në respekt të barazisë gjinore dhe kontributit të saj në Këshill, Sokol Stojani propozoi Nurihan Seitin, si një kandidaturë potenciale për t’iu bashkuar garës për zëvendëskryetar.

Pasi u njoh me kërkesën e Bazajt dhe miratimin e kandidimit nga Seiti, Këshilli vendosi me shumicë votash (6 vota pro), zgjedhjen e Tartar Bazaj, si zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Më pas seanca vijoi me trajtimin e pikave të tjera të rendit të ditës, duke miratuar me 8 vota pro, zëvendësimin nga kryetari i Këshillit Alfred Balla të Bujar Sheshit, si kryetar në Komisionin e Zhvillimit të Karrierës.

Anëtari i Këshillit Tartar Bazaj zëvendëson ish-anëtarin Sandër Beci, si kryetar në Komisionin e Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit.

Ndërkohë, me 7 vota pro dhe në mungesë të Bazajt dhe Seitit, është miratuar projektakti për ‘Miratimin e komenteve të raportit të vlerësimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për provimin e pranimit në formimin fillestar, për vitin akademik 2022-2023, profili prokuror, të Shkollës së Magjistraturës’.

Këshilli vijoi më pas me miratimin unanim të projektaktit për vlerësimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Durim Bedini, kandidat për pozicionin e drejtuesit të prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, si dhe me 8 vota pro dhe në mungesë të Stojanit, miratimin e raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit, Hysen Ajasllari.

Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me 8 vota pro, vendosi të përfundojë procedurën e transferimit me pëlqim dhe vijimin e procedurës së transferimit të përkohshëm pa pëlqim, për plotësimin e një vakance të përkohshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Në përfundim, sërish me 8 vota pro, Këshilli, miratoi edhe vendimin për mbylljen e procedurës së ngritjes në detyrë për pozicionin e drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy