Dhunoi, kanosi dhe i kërkoi para një vajze, kapet nga policia e Lushnjës/ Emri

Dhunoi, kanosi dhe i kërkoi para një vajze, kapet nga policia e Lushnjës/ Emri

Një person i shpallur në kërkim për kanosje, është vënë në prangat e policisë së Lushnjës.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 3 Tiranë, shërbimet e policisë Lushnjë bënë kapjen e 36-vjeçarit Erion Trifoni, , banues në Fier.

Trifoni akuzohet se ka kanosur në mënyrë të përsëritur shtetasen G. V., nëpërmjet thirrjeve telefonike.

Në datën 17 maj 2022, në Rrugën e Barrikadave, Tiranë, në ambientet e biznesit të kësaj shtetaseje, me anë të kanosjes dhe dhunës fizike, i ka kërkuar asaj një shumë parash.

Trifoni iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, mbetur në tentativë dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy