Gjendet një grua e pajetë në rrjedhën e liqenit artificial të Viroit në Gjirokastër.
Kanë qenë dy kalimtarë të rastit ata që kanë lajmëruar policinë dhe PMNZSH për prezencën e një kufome në sipërfaqe të rrjedhës së liqenit të Viroit.
Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje ku ka nxjerrë nga rrjedha gruan e pajetë e pa dekompozuar.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës si dhe shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.



