Një pallat në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri pasditen e së premte. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen Granicë, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë në përcjellësit elektrikë.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrëfikëse të Gjirokastrës si dhe punonjësit e policisë. Ndërkohë, grupi i OSHEE, kanë bërë stakimin e energjisë elektrike deri në normalizimin e situatës. Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet asnjë person i lënduar.



