Mjeti përfshihet nga flakët në pikën e karburantit, në gjendje të rëndë babë e bir

Mjeti përfshihet nga flakët në pikën e karburantit, në gjendje të rëndë babë e bir

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë - Bilisht, në një pikë karburanti. Sipas policisë drejtuesi i një mjeti se bashku me të birin kanë hyrë në pikën e karburantit për të furnizuar mjetin e tyre me gaz, por në momentin që mjeti furnizohej me gas drejtuesi i mjetit ka ndezur një cigare duke shkelur rëndë rregullat e furnizimit, duke shkaktuar përfshirjen e mjetit nga flakët.

 

Drupal Ad

 

 

 

Kanë qenë persona të tjerë përfshirë punonjës të karburantit që e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur kështu një ngjarje shumë më të rëndë. Nga flakët janë përfshirë babë e bir, të cilët dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës. Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se gjendja është e rëndë për shkak të djegieve të shumta, por nga ana e spitalit nuk bëhet me dije gjendja e tyre jetësore. Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e përfshirjes së mjetit nga flakët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy