Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin

Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin

Policia e Kurbinit ka arrestuar dy të rinj, të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike. 

 

Në pranga kanë rënë A.H., 25 vjeç, dhe S.T., 19 vjeç, banues në Fushë-Milot, të cilët u kapën në flagrancë në fshatin Skuraj, pranë vendit ku ishin kultivuar bimë të dyshuara Cannabis Sativa. 

 

Gjatë operacionit, efektivët zbuluan dhe asgjësuan me djegie bimët narkotike, ndërsa sekuestruan edhe një automjet dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. 

 

Dy të rinjtë dyshohet se vepronin në bashkëpunim në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për vijimin e veprimeve hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy