Plagosi me thikë ish-të dashurën të cilën e përndiqte/ Arrestohet 41-vjeçari në Korçë

Plagosi me thikë ish-të dashurën të cilën e përndiqte/ Arrestohet 41-vjeçari në Korçë

Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të zonës së quajtur ‘Trekëndëshi’ në qytetin e Korçës.

E plagosur ka mbetur shtetasja Manderina Çela, e cila u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. E dëmtuara ndodhet në reanimacionin e spitalit të Korçës, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje, pasi ka marrë dëmtime midis mjekrës dhe qafës. Raportohet se gjendja e saj është e stabilizuar.

 Policia ka arritur të identifikikojë autorin e ngjarjes, të dyshuarin I. Cani i cili është larguar nga vendngjarja pas plagosjes por më pas u arrestua.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy