
Një rrufe ka goditur një tufë me dele në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës, ku si pasojë kanë ngordhur 165 krerë, ndërsa fatmirësisht ka shpëtuar çobani.
Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi pas një stuhie shiu në zonën e Gramshit.
Çobani Skënder Shuli, ka qenë i pranishëm momentin e ngjarjes, ndërsa fatmirësisht nuk ka marrë asnjë dëmtim.



