Policia e Tiranës ka zbardhur sot vrasjen e Erion Çelës dy vite më parë në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Sipas policisë ekzekutorët kanë ngatërruar objektiv dhe se në shënjestër të atentatit ka qenë Geron Hasanbelliu dhe dy nipat e tij, ndërkohë që porositësi i ekzekutimit është Kasandër Noga, një emër i njohur i botës së krimit, i akuzuar për një sërë vrasjesh.
Ka qenë pikërisht dëshmia e dy vëllëzerve Indrit dhe Gentjan Beqiraj që ka çuar në zbardhjen e ngjarjes. Rezulton se mëgjithëse dy vëllezërit fillimisht kanë marrë përsipër kryerjen e vrasjes, pas disa kohësh janë tërhequr nga frika.
Për vrasjen e Geron Hasanbelli dhe nipave të tij, Kasander Noga dhe Kevin Zeneli kanë kontaktuar persona të tjerë, që sipas policisë nuk janë identifikuar ende. Ndërkohë u komunikuan masat e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë për të gjithë persona e përfshirë në këtë ngjarje.



