
Një aksident është shënuar në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Si pasojë e përplasjes, dy të mitur, të moshave 9 dhe 10 vjeç, të cilët ndodheshin në automjete, janë transportuar në spitalin e Korçës për kontrolle mjekësore.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



