E rëndë në Tiranë, 12-vjeçari mbytet në liqenin e Farkës

E rëndë në Tiranë, 12-vjeçari mbytet në liqenin e Farkës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një fëmijë është mbytur në liqenin e Farkës në kryeqytet. 

Sipas policisë, djaloshi ishte i moshës 12-vjeçare dhe kishte hyrë në liqenin e Farkës për t’u larë me shokët e tij, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë më dot prej aty.

"Më datë 05.06.2018, rreth orës 14:25, jemi njoftuar se tek Diga e Liqenit në Farkë është mbytur një fëmijë i mitur. Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur me iniciale D.D., i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qenë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht", bën me dije policia.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar polumbarët e Reneas.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy