
Një 40-vjeçar me inicialet M.D., është proecduar penalisht pasi dje është konfliktuar me dy persona duke i goditur me thikë.

Në njoftim thuhet: “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në rrugën "Don Bosko", ky shtetas dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.



